Mogherini: Do të ishte zhgënjim nëse vendimi për integrim nuk merret në këto muaj

8 Maj 2019, 18:26

A do të ishte zhgënjyese për Mogherinin nëse nuk hapen negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë në BE? Ajo thotë Po, do të ishte zhgënjim nëse vendimi për integrim nuk merret në këto muaj.

"Negociatat nuk janë vetëm në interes të Shqipërisë por edhe në të BE. Vjet patëm vlerësim pozitiv të komisionit. U vendos që vendimi të merret pas një viti. Mund të bëhet më tepër por ju e keni bërë pjesën tuaj. Për mua do ishte zhgënjim nëse ky vendim nuk do merrej tani, pas pak muajsh. E thashë që nuk është punë e thjeshtë por jo e pamundur", u shpreh shefja e politikës së jashtme në BE në përgjigje të interesit të gazetarëve shqiptarë.