Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogerini u pyet nga gazetarët shqiptarë në konferencën me kryeministrin Edi Rama nëse do të negocionte për të zgjdhur krizën mes partive politike. Ajo tha se roli i saj nuk është për të hyrë në negociata me partitë.
"Nuk është qasja jonë të bëjmë ndërmjetësime. Asnjëherë nuk hyj në ndërmjetësime ndërmjet partive politike në një vend të caktuar, qoftë brenda apo jashtë Be-së, këtë duhet ta bëjë politika e brendshme dhe roli i BE-së është të ketë marrëdhënie me të gjithë, dhe unë i përmbahem në mënyrë të rreptë. Nuk kam bërë negociata në 2017 as këtu dhe as në vendet e tjera", tha Mogerini.