Mogherini radhit tre sukseset e Shqipërisë: Punoni pa dasi për integrimin në BE

8 Maj 2019, 19:22

Tre suksese të qeverisë shqiptare radhiti shefja e politikës së jashtme në BE, Federica Mogherini, krah kryeministrit Rama në konferencë për mediat. Reforma në drejtësi, të cilën e vlerësoi si shembull që duhet ta ndjekin edhe vende anëtare të Bashkimit Evropian, reduktimin drastik sipas saj të kanabisit, dhe goditjen e bandave dhe krimit.

Duke u ndalur tek situata e fundit politike, Mogherini i bën apel opozitës të mos i kthejë shpinën proceseve demokratike dhe qytetarëve të cilët i kanë votuar. 

Përpjekja kolektive për çeljen e negociatave kërkon që të gjitha palët të jenë të bashkuara për integrimin evropian dhe duhen lënë mënjanë ndasitë. BE-ja e ka përsëritur qëndrimin e saj: partitë politike nuk duhet t’u kthejnë shpinën rolit të tyre, proceseve demokratike dhe qytetarëve që i kanë votuar. Qytetarët nuk duhen privuar nga zgjedhja e tyre për zgjedhjet e ardhshme vendore. Ky është një mesazh i fortë e i bashkuar nga të gjitha institucionet e BE, besojmë se këtë presin qytetarët ,ata duan që të gjitha partitë të mbështesin aspiratën e tyre ndaj BE. Shqipëria mbetet i vetmi vend në rajon me besim të lartë tek BE", tha Mogherini.