Mogherini zbulon kushtin për të pasur marrëveshje Kosovë-Serbi

19 Shkurt 2019, 14:03

Shefja e politikës së Jashtme e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, është shprehur e prerë se nëse nuk hiqet taksa 100% ndaj mallrave serbe, nuk do të ketë marrëveshje mes Prishtinës dhe Beogradit.

Mogherini i bëri këto komente në Bruksel gjatë një konference për gazetarë, gjatë së cilës tha se është e gatshme që të organizojë takimin mes krerëve të dy shteteve.

Mogherini: “Në momentin që krijohen kushtet, jo vetëm që jam e gatshme që mëngjesin e ardhshëm të organizoj takimin, por edhe të mbyllemi për aq kohë sa nevojitet: shtatë ditë, një apo tre muaj”

Por, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, në disa raste ka përsëritur se tarifat nuk do të hiqen, deri në momentin që Serbia do të njohë Kosovën si shtet i pavarur dhe Sovran.