“Moj e vogla një pëllëmbë”, artistët: Zjarri i shpirtit vlonjat, ushqim për të mbajtur shpresën gjallë!

3 Prill 2020, 11:27

Artistët vlonjatë në këto ditë të vështira kanë zgjedhur, që këngën “Moj e vogla një pëllëmbë” me muzikë edhe orkestrim të Artur Dhamos, tekst të Nexhip Seraj dhe interpretim të Rovena Ibrahimit e këndojnë, si ushqim për të mbajtur gjallë shpresën për të gjithë njerëzimin.