'Moj Europë...pse na sheh me bisht të syrit?' Grupi lab mesazh nga Parlamenti Britanik për hapjen e negociatave

17 Tetor 2019, 15:41

Kur vetëm një ditë na ndan nga vendimi  i BE për hapjen epo jo të negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë, një mesazh i pa zakontë për Europën ka ardhur nga Parlamenti Britanik.

Kanë qenë grupi i famshëm i këngës labe 'Bënça' të cilët nga ambientet e Parlamentit Britanik bëjnë thirrje BE që të hapë negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë.

Ndër të tjera me vargjet e këngës ata i kujtojnë Europës se Shqipëria i është gjendur kur ka patur nevojë, duke e lidhur me faktin se Shqipëria ishte një portë mbrojtëse për Europën në periudhën e Perandorisë Osmane, ndërsa tashmë Europa nuk po na gjendet.

Më pas ata shtojnë se Europa nuk duhet t'i shikojë shqiptarët me bisht të syrit por të hapë derën dhe të bashkohet me ta.

 Ky grup, nuk mund të kuptohet pa Golik Ali Jaupin që udhëheq këngën labe dhe thurë vargje sa lutëse por edhe paralajmëruese për BE.