Moment i sikletshëm për Bashën në Mat, qytetari refuzon t'i japë dorën

13 Shkurt 2019, 21:57

MAT - Kryedemokrati Lulzim Basha është përballur me një skenë të pakëndshme gjatë mitingut që pati sot me mbështetës në Mat. Gjatë marshimit në këmbë përmes qytetit, Basha takoi disa pronarë dyqanesh ku dëgjoi shqetësimet e tyre. Mirëpo në një moment, kreu i PD ka tentuar të takojë një qytetar, por ky i fundit e ka injoruar, duke mos dhënë dorën dhe është larguar.   

Më pas Basha ka ndërruar drejtim dhe ka takuar disa gra të cilat i janë ankuar për taksat dhe çmimet e larta. Ndërsa kreu i PD, i ftoi në protestën e 16 shkurtit përpara Kryeministrisë. Ndërkohë, një ditë më parë, në Pogradec u përfshi në një incident truproja i kryedemokratit, i cili goditi me grusht një qytetar, pasi ky i fundit i pëshpëriti Bashës në vesh dhe i tërhoqi dorën.