Elbasan, momentet e mësymjes së policisë në shtëpinë e Capjes, sekuestrohet një automatik e radio policie

30 Mars 2021, 08:34 | Përditesimi i fundit: 2021-03-30 08:47:39

#reportTV #lajmeshqip #lajme Në banesën e Ardian Çapjas, 53 vjeç, i cili u arrestuar një ditë më parë në Elbasan, është kapur edhe një person i shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale. Gjatë operacionit "Krasta 2021", përveç Ardian Çapjes është arrestuar edhe Ardi Çekani, i dënuar me 1 vit e 6 muaj për veprën penale "Dhuna në familje”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”. Në momentin e kapjes, këtij shtetasi iu gjet dhe një sasi e vogël lëndë narkotike kanabis. Ardi Çekani ishte i shpallur në kërkim dhe fshihej në shtëpinë e Ardian Çapja.Gjatë kontrollit të banesës së 53-vjecarit Çapja, u gjetën një kallashnikov, 5 radio dhe disa uniforma të ngjashme me ato të Policisë.