Momentet kur trupa gjyqësore vjen te Spitali i Traumës për ti dhënë masën Orges Bilbilit

12 Prill 2020, 13:12 | Përditesimi i fundit: 2020-04-12 19:12:55

TIRANE-Mesditën e sotme Orges Bilbilit i është komunikuar masa e sigurisë arrest me burg në spitalin e Traumës ku ndodhet i shtruar. Ai akuzohet për dy vepra penale 'vrasje e punonjësit të policisë mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje'. Avokati i Bilbilit, Erjon Kullolli kërkoi një masë më të lehtë për klientin e tij, por gjyqtari Kujtim Vranici e refuzoi duke pranuar kërkesën e prokurorit Petrit Hysi për ta lënë në arrest me burg pa afat, raporton gazetari i Report Tv Merin Maçi. Gjendja e Bilbilit paraqitet e stabilizuar pas plumbit që mori në kofshë, pasi nuk iu bind urdhrit të policit për të ndaluar.