Momentet 'pikante' në protestën e opozitës, nga 'Stresi' te sozia e Ramës e deri te flamujt gjermanë

26 Maj 2018, 17:18

Një mbështetës i PD i cili ndodhet ne proteste është veshur si kryeministri Edi Rama. Ai shfaqet para gardhit policor tek kryeministria duke marrë intervista pune për Ministër të Brendshëm. Qytetarët ironizuan situatën me Ministrin e Brendshëm, ku PD e akuzon si të përfshirë në mbrojtjen e vëllait, duke hapur portalin Kryeministri.com.

Jam sot në protestën e opozitës për të dëshmuar që qeveria ime është e fortë. Kemi dy ministra të brendshëm që janë njeri më I zotë se tjetri në trafikimin ndërkombëtar të drogës. Nëse është e nevojshme për të zëvendësuar ministrin aktual ne sot po shohim me gjasa për një ministër tjetër që të jetë po aq i zoti sa dy të mëparshmit.

Simpatizani i PD qe imitoi Ramën
 

Sakaq, protesta u shoqërua edhe me simbole e pankarta. Për pjesëmarrësit e protestës, ky ishte një moment, ku mund të tregonin arsyen përse e kundërshtojnë qeverinë.

Do të protestoj kundra qeverisë, kundër Saimir Tahirit, kundra drogës. Unë jam i majtë, jam i kuq, po  ç’më duhet mua? Unë kam dy krahë. Unë jam popull shqiptar.

Protestuesit

    No videos found.