Momenti frikshëm, futet për tu larë në detin e Odesas, i shpërthen mina dhe hidhet në erë

13 Qershor 2022, 13:26

Një burrë që notonte në det në një plazh në Odesas në Ukrainë është hedhur në erë para familjes së tij nga një minë që ishte në ujë.

Pamjet e shpërndara nga Policia e Rajonit të Odesës tregojnë shpërthimin e papritur nga bregu, duke shpërndarë pjesët e trupit të 50-vjeçarit përgjatë plazhit, ndërsa gruaja, djali dhe shoku i tij të dëshpëruar ulërinin për ndihmë.

Noti në zonë është i ndaluar për shkak të minave të vendosura në mes të luftës së vazhdueshme në Rusi 

Shoku i viktimës kishte qenë duke notuar me të në atë kohë, por mbeti i padëmtuar nga shpërthimi. 

"Policia u bën thirrje banorëve të rajonit të Odesas që të ndjekin rreptësisht rregullat e ligjit ushtarak: mos shkoni në zonën e mbrojtjes bregdetare të Detit të Zi, mos notoni në detin e minuar”, thuhet në deklaratën e policisë së rajonit të Odesës.