Momenti i arrestimit të personave që dhunuan punonjësit e policisë

21 Korrik 2019, 22:46 | Përditesimi i fundit: 2019-07-21 22:47:51

Dy policë të patrullës janë dhunuar mbrëmjen e sotme në Vlorë. Gazetari i Report tv Armand Xhelili raporton se policët e patrullës kanë ndërhyrë për të ndaluar përshkallëzimin e sherrit mes 4 personave që po konfliktoheshin me njëri tjetrin. Ata i janë kundërvënë duke i qëlluar me grushte.

Mësohet se policët kanë pësuar dëmtime në fytyrë për shkak të goditjeve. Dy prej personave që kanë dhunuar punonjësit e policisë kanë rënë në pranga.