Momenti kur forcat xhenio bëjnë shpërthimin e kontrolluar të eksplozivit në Vlorë

1 Prill 2019, 07:30 | Përditesimi i fundit: 2019-04-01 16:05:01

Në lagjen '10 Korriku' në Vlorë është gjetur një sasi lëndë plasëse e dyshuar si bombë me telekomandë. Dyshohet se ajo ishte vendosur në një automjet dhe ka rënë përgjatë lëvizjes së tij në zonë.

Forcat e policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë të larguar lëndën plasëse nga zona. Ndërkohë që në zonë kanë mbërritur edhe forcat xheniere nga kryeqyteti.

Mësohet se ekspertët nga Tiranado të bëjnë ekspertizën e pakos të dyshuar për bombë.