Momenti kur Gazment Bardhi dhe Albana Vokshi kërkojnë të kalojnë mes për mes rrugës dhe debati me policinë

13 Tetor 2019, 19:40

Protestës së Astirti mbrëmjen e sotme i janë bashkuar figura të shumta nga opozita jashtëparlamentare. Përveç kryedemokratit Basha në protestë kanë qenë edhe Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi dhe ish deputetja Albana Vokshi të cilët për disa momente kanë krijuar tensione me policinë.

Edhe pse policia u është drejtuar që të ruajnë qetësinë Bardhi dhe Vokshi kanë vijuar të këmbëngulin që të kalojnë mes për mes rrugës tek Astiri.

"Ju po na bllokoni neve, a je në rregull mo? A mund të kalojmë nga krahu tjetër. " dëgjohet tu drejtohet Bardhi policëve.