25-vjeçarja lind fëmijën e parë, ndërron jetë pas arrestit kardiak, familjarët shpërthejnë në lot

22 Prill 2019, 14:13 | Përditesimi i fundit: 2019-04-22 16:49:47

Një 25-vjeçare ka ndërruar pasi ka lindur fëmijën e saj të parë. Gazetari i Report Tv, Aldo Kozarja raporton se e reja ka lindur me operacion. Foshnja është në gjendje të mirë shëndetësore, por njëorë pas lindjes, 25-vjeçarja ka ndërruar jetë pasi pësoi arrest kardiak. 

Familjarët e vajzës të pranishëm në maternitetin e Elbasanit, kanë ngritur pretendime ndaj bluzave të bardhja për pakujdesi. Pasi ka pësuar arrest kardiak, mjekët gjinekologë kanë kërkuar ndihmë nga kolegët e kardiologjisë pas problemeve të hasura me zemrën. Por familjarët thonë se mjeku kardilog ka mbërritur një orë me vonesë, e për këtë arsye nëna e re ndërroi jetë. 

25-vjeçarja e kishte lindjen e parë. 

Nga pamjet që sjell korrespondenti i Report Tv në Elbasan, situata është mjaft e rëndë. Lot e britma të familjarërëve në hollin e Maternitetit të Elbasanit, pasi e afërmja e tyre është ndarë nga jeta. Në ambientet e spitalit kanë mbërritur edhe forcat e policisë. Ndërkohë që hetimet pritet të zbardhin shkakun e ndarjes ng ajeta të nënës 25-vjeçare dhe nëse ka pasur apo jo neglizhencë nga ana e bluzave të bardha në dhënien e ndihmës mjekësore në kohë.