Momenti kur nxirret nga shtëpia dysheku që qëndroi 15 muaj e vdekur Anisa Josifi! Dezinfektohet shtëpia

6 Korrik 2020, 13:02

Zjarrfikëset kanë bërë dezinfektimin e banesës së familjes Josifi, kjo pasi banorët e kanë kërkuar për shkak të aromës së keqe që vinte në pallat. Report Tv sjell video nga brenda shtëpisë, teksa shihet edhe momenti kur forcat zjarrfikëse nxjerrin nga banesa dyshekun ku ka qëndruar për 15 muaj e vdekur. Krevati i saj ishte pranë dritares dhe për të mos i ardhur aromë të keqe trupit të pajetë, ajo është lyer me vaj e me uthull dhe te koka i është vendosur edhe një ventilator.