Momenti kur piloti humb kontrollin, helikopteri përplaset në maj të ndërtesës në Nju Jork

10 Qershor 2019, 22:21 | Përditesimi i fundit: 2019-06-11 11:55:50

SHBA - Një person ka mbetur i vdekur pas rrëzimit të një helikopteri në maj të një ndërtese 54-katëshe në Nju Jork. Helikopteri brenda të cilit ndodhej vetëm piloti, i cili humbi jetën nga përplasja, u rrëzua në tarracën e ndërtesës shumëkatëshe.

Nga raportimet e para dyshohet se piloti mund të ketë humbur kontrollin ndërsa mund të kenë ndikuar edhe kushtet atmosferike pasi zonë kishte stuhi.

Helikopteri privat u rrëzua 11 minuta pas ngritjes nga një pistë pranë. Nga përplasja në tarracën e ndërtesës 54 katëshe pati edhe një zjarr për disa minuta që u shua nga zjarrfikësit.

Policia ka nisur hetimet me agjencitë e sigurisë pasi helikopteri ka kaluar në një zonë ku duhej leje për të fluturuar për shkak të pranisë së kullës "Trump".

Nga hetimet paraprake nuk rezulton të ketë qenë një akt i qëllimshëm ndërsa hetimet do vijojnë.