Momenti kur qëllohet me bojë të kuqe deputeti i ri i LSI Ralf Gjoni

21 Mars 2019, 11:19 | Përditesimi i fundit: 2019-03-21 11:25:12

Ky është momenti kur deputeti Ralf Gjoni u sulmua nga një djalë me shiringë me bojë të kuqe teksa sapo doli nga banesa e tij për të shkuar në Kuvendin e Shqipërisë ku u betua si deputet. Një djalë i veshur sportiv me kostum ngjyrë gri, ishte i ulur në karriget e jashtme të një lokali pranë hyrjes së pallatit ku jeton Ralf Gjoni në Tiranë, dhe sapo ka parë Gjonin të dalë është ngritur nga tavolina dhe ka derdhur bojën e kuqe nga shiringa në fytyrën e Ralf Gjonit. Pasojat janë mjaft të dukshme, pasi boja e kuqe ka mbetur në fytrën e Gjonit. Edhe në momentin kur u paraqit në Kuvend ku dha një prononcim të shkurtër për gazetarët, Ralf Gjoni tha se boja ishte vështirë të hiqej nga lëkura, dhe u shfaq me shenjë të dukshme në të gjithë fytyrën e tij. 

Deputeti i betuar sot në Kuvend tha se policia po kryen verifikimet për të gjetur autorin, ndërsa tha se sulmi është i porositur 'nga lartë'.

"Ai dhe ajo që e kanë porositur këtë sjellë rrugacërie i the se unë jam këtu dhe kam ardhur të betohem dhe nuk frikësohem në asnjë moment për destabilizmin që po përpiqen të krijojnë", tha  Gjoni teksa u fut në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë për betimin si deputeti më i ri i opozitës që e mori mandatin pas dorëheqjes në bllok të opozitës. Ai ishte kandidat i LSI-së në listat e zgjedhjeve të 2017-ës, në qarkun e Tiranës.

I pyetur nga gazetarët se kush e porositi sulmin, Gjoni tha: Besoj ju mund ta merrni më mirë me mend se unë, policia do të bëjë verifikimet"