Momenti më i sikletshëm, Melania Trump nuk pranon të puthë në buzë Donald Trump

20 Qershor 2019, 09:31

Donald Trump ka nisur fushatën për rizgjedhje si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.  Zonja e Parë, Melania Trump mbajti një fjalim të shkurtër gjatë fushatës dhe më pas prezantoi bashkëshortin. 

Por si gjithmonë në daljet e tyre publike pritet të ndodhë diçka. Dhe këtë herë Melania e refuzoi sërish Trump. Në përfundim të fjalës së saj Trump u përpoq t’i japë një të puthur në buzë gruas së tij, por ajo e shmangu duke u mjaftuar me një puthje në faqe. Kjo video po bën xhiron e rrjetit.