Në një video të siguruar nga Report Tv shfaqet një moment i përplasjes në Elbasan, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani nga grupi i armatosur i PD. Video është filmuar nga një pasagjer që po kalonte në vendin e ngjarjes me makinë, ku dëgjohen disa të shtënat me armë, nga të cilat humbi jetën Pjerin Xhuvani dhe u plagosën 4 persona. Në video duken qytetarët të cilët dalin të tmerruar nga makinat e tyre.
