Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi u ndal edhe në çështjen e përfolur përgjatë ditëve të fundit lidhur me një pallat të cilin ajo ka në pronësi në zonën e Tiranës së Re. Kryemadhi tha se ajo nuk i trembet reformës në drejtësi pasi edhe një pallat që disponon, ia ka dhënë lejen Edi Rama.
"Unë nuk ka frikë nga reforma në drejtësi. Mos kam bërë gjë foto me Obamën si gruaja e Bilalit. Mos i kam dhënë gjë tendera vëllait. Pse duhet të kem frikë. një pallat që kam ma kanë dhënë me firmë të Edi Ramës. Më thonin vetë njerëzit e urbanistikës atëherë më thonin mos e zbardhni lejen. Kur ka ardhur Basha në bashki ka gjetur 15 leje të tjera. ta dinin ju sa leje ka dhënë e ka hequr Edi Rama se ne jemi marrë vetëm me brekushet. Pallati është në tokën e babait tim. Tani ky edhe po të dojë të më hetojë mua për këtë i bie të hetojë veten e tij", tha Kryemadhi.