Monika Kryemadhi në Fier: Plani ynë të rikthejmë të rinjtë në vend

24 Mars 2021, 12:32

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ishte sot e pranishme në qytetin e Fierit, ku prezantoi një nga kandidatët e kësaj force politike për këtë qark.

Kryemadhi, gjatë fjalës së saj, u ndal te plani i LSI, ndërsa tha se qëllimi është ndalimi i largimit të rinjve dhe rikthimi i të larguarve në Shqipëri.