Monika Kryemadhi pranon sfidën në rrjet, shfaqet duke berë pompa krahu teksa lan enët

24 Mars 2020, 18:00

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi është bërë pjesë e sfidës më të re në rrjet ku njerëzit etiketojnë një personazh dhe e ftojnë të tregojnë në rrjetet sociale detaje nga jeta e përditshme.

Kryemadhi ka pranuar sfidën e ‘shpallur’ ndaj saj nga Daut Haradinaj, ndërsa paraqitet në banesën e saj duke larë enët duke bërë pompa.

Ndërkohë që ajo, ka sfiduar nga ana tjetër disa personazhe të njohur si Olti Curri, Xhensila Myrtezajn, Bes Kallakun dhe Flori Dardhën.

Kujtojmë që ditë më parë Kryemadhi postoi në profilin e saj duke hekurosur gjatë ditëve të izolimit.