Montella letër Ramës: E fillova karrierën në OSBE duke ndihmuar Kosovën, e njoh solidaritetin shqiptar

31 Mars 2020, 17:59

Roberto Montella, Sekretari i Përgjithshëm i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së i ka dërguar sot një letër kryeministrit Edi Rama për t’i shprehur vlerësimin për dërgimin në Itali të 30 mjekëve dhe infermierëve.

“I dashur kryeministër Rama, i dashur Edi. Dua ta filloj këtë letër duke ju shkruar në italisht dhe duke folur si një qytetar i thjeshtë italian për të shprehur një falënderim emocional dhe një gjest respekti të thellë për popullin shqiptar dhe për ju personalisht, jo vetëm për dërgimin e ndihmës mjekësore në Itali, por edhe për fjalët me të cilat i shoqëruat”, shkruan Montella.

    No videos found.