Pas vlerësimit në “B1” dhe me perspektivë “TË QENDRUESHME” në Tetor 2020, Moody's ka kryer rishikimin periodik për Shqipërinë. Agjencia Ndërkombëtare e Vlerësimit Moody’s, ditën e djeshme, ka publikuar rishikimin periodik të saj për Shqipërinë, një qëndrim mbi pozicionin e vendit tonë. Pas renditjes më të fundit në vlerësimin në “B1” dhe me perspektivë “të qëndrueshme” në muajin Tetor të këtij viti, agjencia thekson përsëri pozicionimin e qëndrueshëm të Shqipërisë në tregjet ndërkombëtare, pavarësisht dy goditjeve të njëpasnjëshme, tërmetit dhe pandemisë.
