Mori dozën kundër COVID-19, i kthehet pasionit të tij 89-vjeçari, kërcen rrugëve të New York-ut

16 Mars 2021, 09:03

SHBA- Vaksina është një shpëtim për të gjithë në këto kohë covidiane që po jetojmë, sidomos për të moshuarit të cilët janë grupmosha më e rrezikuar nga virusi.

Bob Holzman 89-vjeçari nga New Yorku, në SHBA e ka shprehur lumturinë e tij pasi mori vaksinën në një mënyrë të veçantë.

Holzman pavarësisht moshës është një adhurues i vallëzimit dhe menjëherë pas e mori dozën e vaksinës kundër COVID-19, ai iu kthye aktivitetit të tij të preferuar, kërcimit.

I moshuari nga New Yorku ka një shpirt rinor dhe deri vitin e kaluar ai nuk humbte asnjë mundësi për të kërcyer, por kur nisi pandemia dhe çdo gjë u mbyll, ai ka pritur me padurim momentin kur do të vaksinohej.

Në të gjithë botën po i jepet prioritet në vaksinim moshës së tretë pasi janë edhe grupmosha më e rrezikuar.