Mori drejtimin e BKH, Hajnaj takon kreun e SPAK! Të pranishëm dhe përfaqësues të SHBA

2 Shtator 2020, 12:35 | Përditesimi i fundit: 2020-09-02 14:58:06

TIRANË- Në ditën e saj të parë të punës në krye të Byros Kombëtare të Hetimit, Aida Hajnaj ka zhvilluar një takim me kreun e drejtuesin e SPAK, Arben Kraja. Gazetari i Report Tv Arsen Rusta raporton se në këtë takim kanë qenë dhe përfaqësues të ambasadës së SHBA-së. Mësohet se Hajnaj ka marrë mbështetjen e Krajës për përzgjedhjen e oficerëve të BKH.