Mori gjobë/ Gjuzi në Kuvend: Nuk do e mbaj maskën në ambientet e jashtme! Nuk të mbron

22 Tetor 2020, 10:34

Pas gjobës së marrë, deputeti Kujtim Gjuzi ka deklaruar se nuk do ta mbajë maskën në ambientet e jashtme.

"Unë kam marrë një gjobë nga Policia e Shtetit por nuk mund të njihen vendimet e Ramës kur ato nuk vijnë në Kuvend, Maska sipas mjekëve në Akademinë Kombëtare të Shkencave thonë që maska nuk të mbron dhe deklaroj këtu se unë nuk do ta mbajë maskën", tha Gjuzi.