Mori peng të dashurën e burrit, e dhunoi dhe i hodhi videon në rrjetet sociale, lirohet shkodrania: U trondita nga tradhtia

28 Gusht 2020, 13:56

TIRANE-Gjykata e Shkodrës ka liruar nga qelia duke caktuar masën e sigurisë detyrim paraqitje për të vijuar hetimet në gjendje të lirë për Margerita Gjonin, e cila mori peng të dashurën e burrit, e dhunoi dhe më pas i publikoi pamjet në rrjetet sociale. Videot bënë xhiron e rrjeteve sociale.

Report Tv mëson se në sallën e gjyqit 30-vjeçarja Gjoni nuk ka folur. Avokati i saj, Besmir Kolci është shprehur se Margerita Gjoni është penduar për dhunën, por e justifikoi me faktin se 'kur e ka marrë vesh cfarë ka ndodhur është tronditur prandaj e ka goditur'. Arrestimi i Gjonit erdhi pas denoncimit nga 22-vjeçarja me inicialet B. Rr.

Ngjarja ka ndodhur në 18 gusht. 30-vjeçarja e rrahu 22-vjeçaren pasi e kishte kapur me burrin, që e tradhtoi me të renë. E reja e pranoi se ka kryer vetëm një herë marrëdhënie me burrin e 30-vjeçares, e cila më pas e godet. Çifti prej tre muajsh është në proces divorci.