Kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka dalë sërish sot në një konferencë për mediat ku ka folur për çështjen e mos hapjes së kallëzimit penal për kryeministrin Edi Rama. Vasili ka thënë se vendimi i prokurorisë për të mos filluar hetimet për Ramën, është militant, i paligjshëm dhe i lajthitur.
Vasili ka sqaruar se prokuroria sipas opozitës ka bërë një gabim pasi kallëzimi është bërë nga Edmond Spaho dhe Vasili, jo nga Partia Demokratike siç shkruante dje prokuroria në vendimin për mos nisjen e hetimeve.
Pjesë nga deklarata e Vasilit:
Prokuroria e Përgjithshme e ka vendosur këtë mos kallëzim, duke pretenduar që Edi Rama përfundimisht i është drejtuar një laboratori privat si një person privat dhe ka thënë praktikisht, tekstualisht këto fjalë: Prova e paraqitur që pretendohet në kallëzim, kallëzimin e bërë prej nesh është një analizë shkencore thotë Prokurori, e marrë nga një laborator privat nga palë private.