“Mos harro Çamërinë”, në Kuvendin e Shqipërisë seancë të posaçme për përkujtimin e viktimave të gjenocidin mbi popullsinë çame

20 Qershor 2022, 10:56

Më 27 qershor të këtij viti përkujtohet 78-vjetori i gjenocidit grek ndaj shqiptarëve të Çamërisë, pasi me ligj kjo ditë është "Dita e gjenocidit ndaj shqiptarëve të Çamërisë nga shovinistët grekë". Ditën e sotme deputetët e grupit parlamentar “Demokraci dhe Integrim” dhe Kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi, kanë organizuar një aktivitete në sallën e seancave plenare në Kuvendin e Shqipërisë me temë  “Mos harro Çamërinë”.