Mos harroni çadrën, rrebeshe shiu dhe shtrëngata! Parashikimi i motit për ditën e sotme

6 Tetor 2020, 11:23

Vranësira të dendura dhe rrebeshe shiu do të mbizotërojnë motin në vendin tonë, ku në zonat veriore herë pas here në formë shtrëngatash. Këto kushte atmosferike mbeten prezente deri në orët e vona të pasdites kur moti përmirësohet përkohësisht.

Temperaturat e ajrit ulen në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 11°C deri në 26°C.