'Mos harxhoni paratë, do ju kthejmë mbrapsht', Holanda bën thirrjen e fortë për emigrantët shqiptarë

7 Prill 2019, 20:55

Qeveria holandeze i ka bërë një thirrje të drejtpërdrejtë të gjithë shqiptarëve që duan të emigrojnë në vendet europiane në mënyrë të paligjshme.

Ministri i Shtetit për Drejtësinë dhe Sigurinë Mar Harbers ka dalë në terren ku ka realizuar një video me të cilën autoritetet holandeze i bëjnë thirrje emigrantëve që të mos tentojnë të bëjnë emgracion të paligjshëm në vendet europiane pasi tashmë janë marrë  masa për ndalimin e tyre.

Sipas Harber këto masa janë shtrirë në bashkëpunim edhe me Francën dhe Belgjikën. Në fjalën e tij ai i drejtohet edhe shqiptarëve duke thënë se emigrantët do të kapen dhe të kthehen në vendin e tyre të origjinës siç është Shqipëria. Në thirrjen e tij ai thotë: Këtu do t'ju kapin dhe ne do t'ju përcjellim mbprasht me avionin e radhës sa hap e mbyll sytë.