'Mos ji banal! Sado të përpiqem ty s'të arrij dot', Zguri e Biba ndezin rivalitetet në mbledhjen e KQZ-së

12 Mars 2019, 17:45

Kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Klement Zguri dhe nënkryetari Denar Biba kanë rindezur edhe njëherë rivalitetin mes tyre gjatë vendimmarrjes lidhur për mandatimin e Alban Zenelit në Kukës dhe Ligoraq Karamelos në Korçë.

Zguri- E firmos, vjen në tavolinë dhe thua krejt të kundërtën

Biba- Shiko, pse nuk thua faleminderit që të dhamë mundësinë të votosh ashtu siç dëshiron të votosh

Zguri- E di që ju dhe t'i lidhni duart që të mos votosh fare. Ju e keni dhe këtë natyrë. Pikë e zezë të shkulësh flokët

Biba- Vazhdon të mbetesh banal në gjithë këtë historin

Zguri- Sado të luftoj, unë ty nuk të arrij dot.

Sot KQZ ju dha mandatin edhe dy deputetëve të tjerë të PD. Po sot Kandidati i LSI në qarkun e Tiranës në listat zgjedhore të 2017-ës, Ralf Gjoni, ka dorëzuar sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, formularin e vetëdeklarimit, duke hedhur kështu hapin e parë ligjor drejt marrjes së mandatit të deputetit.