“Mos kini hallin e Ramës, Edin e shëron Erdogan” korçarja apel qytetarëve: Mbrohuni për vete

16 Tetor 2020, 09:52 | Përditesimi i fundit: 2020-10-16 09:52:43

Një zonjë nga Korça telefonoi në emisionin “ Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv mëngjesin e sotëm dhe së pari falenderoi të gjithë bashkëqytetarët e saj që dje e zbatuan vendimin për maskat edhe në rrugë. Më pas ajo pati një apel për të gjithë popullin duke thënë: “ Mbrohuni për veten tuaj mos shikoni hallin e Edi Ramës se atë e merr në Turqi Erdogan me charter dhe e shëron”.