'Mos luani me durimin tonë se do ta djegim'/ Sërish protestë kundër fabrikës së tullave në Laprakë

25 Nëntor 2019, 20:49

Banorët e zonës së Laprakës e kanë zhvendosur protestën e tyre tek Ministria e Mjedisit. Këta banorë protestojnë kundër fabrikës së tullave “Edil Centro”, që operon mes banesave dhe sipas tyre u shkakton probleme shëndetësore për shkak të ndotjes. 

Kjo është protesta e 13 që këta banorë zhvillojnë, krahas padisë që kanë dorëzuar në Gjykatë ku kërkojnë mbylljen e kësaj fabrike. Sipas banorëve fabrika ushtron aktivitetin dhe gjatë natës, duke shkaktuar zhurmë e ndotje. "Kjo është protesta e dytë këtu, pasi është institucioni përgjegjës.Ju garantoj që banorët janë aq të agravuar, prandaj nuk duhet luajtur me durimin e tyre pasi janë të gatshëm që të ndërhyjnë vetë në ambientet e fabrikës dhe pse jo mos ti djegin ato ambiente" tha njëri prej banorëve.