'Mos ma merr lumin', banorët e Gurit të Bardhë në protestë: Uji jeta jonë, anuloni lejet për HEC-et

12 Qershor 2020, 22:15

Banorët e fshatit Gurë i Bardhë në Mat kanë protestuar kundër ndërtimit të dy hidrocentraleve në përroin e Gujës. Ata shprehen se pa ujin, jetesa bëhet e pamundur, ndërsa i bënë thirrje Ministrisë së Infrastrukturës të anulojë projektet.

'Mos ma merrni lumin'! Me këtë moto u ngritën në protestë banorët e fshatit Guri i Bardhë në Mat. Gra, burra dhe fëmijë kërkojnë që të anulohen lejet për dy hidrocentrale që janë dhënë nga Ministria e Infrastrukturës.