‘Mos më prek mua me ato duar’, Cheap an’ Nasty sjellin këngën për ‘dashurinë’ në kohë koronavirusi

8 Prill 2020, 10:08

Të quajtur “Cheap an’ Nasty”, grupi muzikor shqiptar I përbërë nga tre djem të rinj kanë sjellë një këngë që I dedikohet dashurisë në kohën e koronavirus, kur të gjithë në fakt mund të jenë mbartës potencialë të Covid-19, ndaj dhe dashuria mund të konsiderohet ‘armike’. Me nota humori tre djemtë kanë sjellë këtë këngë, në të cilën dëgjohet edhe thirrja “Edi jam! Laji mirë duart…”