'Mos më vrit, më fejoni dhe me sakat', si u zbulua skeleti i Eglantina Bucit dhe si e mashtroi i vëllai për ta vrarë

9 Shtator 2020, 15:30 | Përditesimi i fundit: 2020-09-09 16:35:49

"Ndihmë, mos më vrit, do të fejohem me kë të thoni ju qoftë edhe sakat". Ishin këto fjalët e fundit të Eglantia Bucit të ekzekutuar vjeshtën e vitit 2012 mbi fshatin Feken pranë Malit me Gropa në Tiranë. Report Tv ka mundur të zbardhë dëshminë e informatorit të policisë i cili zbërthen krimin makabër dhe ishte pjesë e krimit ku me një pistoletë dhe një plumb në distancë të afërt Shkëlzen Buci ka qëlluar ballë përballë të motrën e tij.