Mos përgatisni grepat për cironka dhe krap! Ndryshojnë afatet e peshkimit

7 Gusht 2020, 18:03

TIRANË- Mos përgatisni grepat për cironka nga data 20 prill deri në 20 korrik. Ministria e Bujqësisë ka vendosur të ndryshojë afatet e lejimit të peshkimit në liqenin e Ohrit, Shkodrës dhe ujërat e tjera.

Më parë ky afat ishte deri me 15 korrik. Ndërsa në zonat e tjera cironka nuk do të peshkohet nga data 1 prill deri më 31 korrik. E njëjta periudhë kohe do të duhet të zbatohet edhe për peshkimin e krapit. Në rregulloren e ndryshuar peshkatarët nuk mund të peshkonin krapin në liqenin e Ohrit nga 20 maji deri më 15 qershor.