Mos pështyni! Posterat pandemikë ndër vite

20 Prill 2020, 15:19

Gjatë këtyre kohërave, ndërsa jetojmë nën ankth, kontrollojmë vazhdimisht celularët për tu njohur me përditësimet më të fundit mbi situatën e koronavirusit, të cilat edhe më shumë na zhysin në ankth.

Përpara mbërritjes së teknologjisë së re, ato që alarmonin dhe informonin njerëzit nuk ishin celularët e asj kompiuterat por një medium grafik sot thuajse i harruar; posterat

Prodhuar dhe shfaqur në një shkallë masive, këto postera përdornin një larmi strategjish kulturore, politike dhe psikologjike, shpesh me grafika me tërheqëse dhe ndonjëherë tronditëse, për të drejtuar sjelljen e publikut.

Dhe ndërsa mediumi i sotëm ofron mundësi përmes Instagramit, rregullat sit ë luftojmë epidemic të ndryshme mbetet të njëjta, - Mbuloni gojën kur kolliteni, qëndroni në shtëpi kur jeni i sëmurë apo dhe shmangni turmat, këshilla të domosdoshme që nuk njohin kohë.