Mosbindje civile, opozita e drejtuar nga Basha bllokon rrugën në Vorë/ Pamjet me dron

5 Prill 2018, 10:14 | Përditesimi: 5 Prill 2018, 11:01

Prej orës 10:00 deri në 13:00 opozita ka nisur protestat dhe mosbindjen civile. Opozita ka bllokuar katër akse kryesore të qarkullimit që të sjellin në Tiranë. Në 3 orë qarkullimi do të jetë i paralizuar në 4 akset kryesore.

Akset e bllokuara nga protestuesit janë rrethrrotullimi i Bradasheshit në Elbasan, rrethrrotullimi në Çermë, rrethrrotullimi Milot dhe në Vorë. Kryetari i PD, Lulzim Basha i shoqëruar nga gruaja ndodhet në Vorë bashkë me demokratët duke bllokuar qarkullimin, ndërsa Kryemadhi në Bradashesh. Thirrjes së opozites per aksionin opozitar i jane pergjigjur nje numer i konsiderueshem qytetarësh. 

b.ha./Shqiptarja.com