Mosdekretimi i Cakajt, Hyseni: Ishte shkarje momentare, Meta e di që s'ka të drejtë Kushtetuese

11 Janar 2019, 21:34

Deputeti i PS-së Alket Hyseni, i ftuar në emisionin "Repolitix" u shpreh se presidenti Ilir Meta nuk ka të drejtë që të mos e dekretojë propozimin e kryeministrit Edi Rama. Në fjalën e tij, Hyseni ka sjellë edhe shembullin e dekretimit të ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj nga presidenti i asokohe, Bujar Nishani. 

"Presidenti e di që s'ka të drejtë Kushtetuese. Ka qënë shkarje momentare politike. Nuk ka asnjë kompetencë për të refuzuar. Mund të bëjë sygjerime. Zgjedhja është tagër absolut e kryeministrit. Nëse do të kishe rezerva, Meta duhet ta bënte me dije me çdo kusht kryeministrit. Presidenti i mëparshëm Nishani në një rast të ngjashëm, dekretoi ministrin Xhafaj me objeksionet e tij. Madje u shpreh qartë: Nëse do të kisha kompetencëm nuk do ta dekretoja. Presidenti e bën me dije në dy kanale: indirekte dhe në objeksionet. Ju e vutë re që presidenti thoshte që po bënte verifikimet. Nuk ka nxjerrë asnjë verifikim. Duke qënë se nuk gjeti asgjë tjetër u kap me faktin se ka dhënë deklarata për Serbinë,"- tha Hyseni.

    No videos found.