TIRANË- Çështja e mos dekretimit nga presidenti Ilir Meta, ngërçi institucional i krijuar, dhe komandimi që kryeministri Edi Rama bëri sot për gjeneral Sandër Lleshin, ishte tema e diskutimit në ‘5 pyetjet nga Babaramo’, ku i ftuar ishte kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.
Balla ka thënë se presidenti Meta, ka shkelur ‘padashje’ Kushtetutën, pasi sipas socialistit, ky refuzim është i pashpjegueshëm. Balla ka hedhur poshtë zërat për një konflikt mes qeverisë dhe presidencës, si edhe theksoi se nga janari i hapet rrugë krijimit të Gjykatës Kushtetuese, duke shtuar se PS do e çojë çështjen në gjykatë.
Pjesë nga intervista
Si e komentoni ju çështjen e mosdekretimit të Metës?
Sandër Lleshi për cilësinë dhe kriteret është i qartë. Unë nuk dua të hyj në një debat me presidentin, ajo që ka bërë kryeministri pas këtij refuzimi të pashpjegueshëm është qasja më e mirë institucionale për të ruajtur marrëdhëniet me presidentin. Presidenti ndoshta ka kërkuar më shumë kohë, le të jetë ky gabimi më i vogël.
Ju e pranoni që ai t’a ushtrojë të drejtën për të refuzuar?
Unë nuk dua t’a quaj si konflikt ndërinstitucional. Dua t’a mirëkuptoj presidentin. Ndoshta kërkon më shumë kohë. Për t’a tejkaluar këtë shkelje pa dashje të Kushtetutës, ne kemi gjetur një zgjedhje. Po të kishte argument kushtetues dhe të ishte argumentuar me nene, atëherë do të ishte me dashje.
Presidenti duhet t’a kalojë brenda 7 ditësh, ju i kërkoni presidentit të shkelë Kushtetutën?
Vendimet e gjykatës Kushtetuese kanë sqaruar se edhe pas 10 ditëve, dekreti nuk quhet i tejkaluar apo i rrëzuar.
Është e rëndësishme që në ditët në vijim, zoti Lleshi, siç u informuam nga kryeministri, do të kemi një emërim në detyrë të Lleshit. Do t’i jepen kompetencat e ministrit.
Si do t’i jepen? Kompetencat ia delegon ministri?
Jam i gatshëm, që jo për 60 minuta, por edhe më gjerë t’ju sqaroj. Kjo është një praktikë e konsoliduar. Në vendin fqinj, Greqinë, edhe në Shqipërinë tonë, në historinë e shkuar kemi patur raste të ngjashme. E rëndësishme është të kuptohet se kjo është një zgjidhje e përkohshme derisa të sqarohet edhe presidenti për këtë refuzim të paargumentuar. Shumë shpejt, Gjykata Kushtetuese do të plotësohet me vakancat që ka. Pas 15 nëntorit nisin procedurat për KED, sepse këshillit aktual i përfundon mandati.
Kur parashikoni ju që Gjykata kushtetuese të jetë gati?
Pas janarit do të hapet rruga për krijimin e gjykatës Kushtetuese.
Deri në krijimin e Gjykatës Kushtetuese, zoti Lleshi do të drejtojë si zv.ministër?
Mos të harrojmë, Shqipëria është republikë parlamentare. Presidenti s’ka të drejtë të refuzojë.
Gërma thotë propozon, ju flisni për frymë?
Propozohet njësoj siç zgjidhet presidenti i Republikës. Mënyra si zgjidhet presidenti, thuhet se kandidati propozohet nga 20 deputetë e më pas votohet.
Ajo që po mundohem të shpjegoj është se këtu jemi brenda Kuvendit të Shqipërisë. Kuvendi është autoriteti më i rëndësishëm, kryeministri është përfaqësuesi i shumicës. Për ato verifikime paraprake që sipërpërmendëm, ehde një president partiak si Nishani, i cili pas përpjekjeve shteruese për të bllokuar emërimin e Xhafajt, u shpreh se nuk ka presidenti asnjë kompetencë për t’a refuzuar.
Shpresoj që Meta të gjejë kapjen e boshllëkut që ka krijuar. Nëse do le t’a shoqërojë me një mesazh Kuvendit, ku i kërkon mos-votimin e këtij dekreti për arsyet që ai e mendon. Por kjo gjë nuk ka kuptim kushtetuese, e as bazë kushtetuese. Unë mendoj se kjo është diçka që do të tejkalohet.
A mund të jetë një urë refuzimi i dekretit të Xhafaj dhe qendrimi i tij në detyrë?
Ku keni parë që një njeri që jep dorëheqjen të mbahet me zor në detyrë? I bie të tallemi me ata që na votuan. Xhafaj ka dorëzuar një dorëheqje të parevokueshme.
Ju latë të kuptohet se me krijimin e Gjykatës Kushtetuese, çështja Sandër Lleshi do të shkojë në Gjk dhe ai vendim që do merret, ai do të ngelet?
Do ishte mirë që Nishani t’a dërgonte si kërkesë për mosbindjen e tij. Por ai u vetëbind. Në këtë kontekst, 28 deputetë kërkojnë interpretimin e Gjykatës Kushtetuese.
Edhe vetë Meta, kur ishte në këtë godinë, mendonte njëlloj si unë, kur sot e drejton atë godinë vetë Meta. 16 muaj më parë mendonim të dy njëlloj për të bërë një hap të tillë. Shquhemi që kemi kushtetutë të thjeshtë.
Meta ka marrë shembullin e Italisë, Matarela refuzoi emrin e ministrit të Ekonomisë. Pse nuk i çuat një tjetër emër?
Në Itali, presidenti ka të drejtë të refuzojë edhe kandidatin për kryeministër. Këtu jo.
Çfarë u diskutua për 90 minuta mes Ramës dhe Metës? Thuhet që ka një letër, kjo letër ka qenë shpjeguese pse Meta refuzoi Lleshin?
Nuk dua të komentoj për këtë, apo sesa faqe ka letra. Presidenti nuk e ka të drejtën të refuzojë dërgimin e një dekreti. Presidenti në çdo rast duhet t’i drejtohej Kuvendit, jo kryeministrit. Mund të ishte një gjetje kushtetuese nga Meta për mos-emërimin në detyrë, siç ndodh edhe në rastin e dekreteve për hyrjen në fuqi të një ligji ose jo. Po pranojmë që s’ka një shprehje të qartë të kësaj, por të sillte një shpjegim.
Jepen shpjegime pse nuk e bindi Lleshi?
Të dy e pranojmë se s’ka argumenta që të refuzosh kandidaturën e Sandër Lleshit. E para herë, Sandër Lleshi është një nga kandidaturat më të mira që mund të kishte Shqipëria edhe si president. E kam mbështetur edhe në 2007 edhe në 2012. Ka qenë një prej kandidaturave më profesionale. Është një prej më të mirëve.
Çfarë shkruhej në letër?
Nuk jam njohur me përmbajtjen e letrës së Metës. Di t’ju them se në këtë letër s’ka asnjë argument kushtetues.
Cilat ishin opsionet në mbledhjen e grupit?
E para, kryeministri informoi grupin parlamentar në mënyrë të gjerë dhe shteruese për situatën e krijuar. Për ne është me rëndësi, do të vijojmë komunikimin me Presidentin. Siç e dini, ishim pjesë e një tjetër konsulte për datën e zgjedhjee vendore. Në këtë proces konsultimi duhet të jemi bashkëpunues. Besoj se kjo çështje do të zgjidhet në formë të përkohshme, siç informoi edhe kryeministri.
Si zgjidhje përfundimtare, do të jetë Sandër Lleshi ministër?
Po, padyshim.
Cila do të jetë lëvizja e radhës?
Dini ju të luani shah?
Shahu iu mëson të gjithëve diçka që është e rëndësishme. Kurrë mos bëj lëvizjen e fundit të parë. Kurrë mos thuaj fjalën e parë të fundit. I vetmi që s’di të luajë shah në politikë është kryetari i opozitës.
U mor para dy ditësh me shahun, pa ditur kontekstin. E mbani mend kur ishte në çadër?
Ju pyes si njeri i rëndësishëm i shtetit, jo si analist. Në këtë krizë të krijuar…
Nuk ka krizë.
Çfarë do të ndodhë, në Tëitter, Rama tha: Nuk keni parë gjë akoma…
Rama sqaroi grupin tonë parlamentar, se kompetencat e ministrit do t’i ushtrojë Sandër Lleshi. Unë dua të ndikojmë pozitivisht tek Meta për të kuptuar se nuk e ka këtë kompetencë. Thashë që përsa kohë që kandidati për ministër i plotëson kriteret dhe përsa kohë do të ketë një mazhorancë unike për të mbështetur qeverinë, presidenti nuk ka hapësira për të bërë zgjedhjet e tij personale.
Presidenti është noter?
Presidenti ka funksion ceremonial dhe verifikues në këtë pjesë. Kam besim se duke njohur mirë Metën që do të jetë ai që do të mirëkuptojë mungesën e kompetencës së tij për të bërë një refuzim, ndërkohë që Lleshi do të ketë vijuar të bëjë betejën e tij.
Çështja në Shqipëri ka 1 mijë interpretime, për çështjen në fjalë ka vetëm 1 interpretim. Xhafaj, bazuar në vendimarrjen e tij personale, i ka dorëzuar kryeministrit dorëheqjen e tij. Për motivet, ftoni Xhafajn në emision.
Por dua të them, se Xhafaj ka patur mbështetje të fortë të grupit dhe kryeministrit. Në 3 shtator, në emër të grupit i kam shprehur të gjithë mbështetjen politike për një vijim të luftës pa kompromis ndaj krimit të organizuar. Po ashtu, e njëjta mbështetje ka qenë e konsoliduar edhe nga kryeministri.
E ka merituar Xhafaj këtë mbështetje?
Po, tërësisht.
Si e vlerësoni punën e tij?
Nga komunikimi publik e kuptoj për vendimin që ka marrë. Xhafaj, njësoj si unë, jemi pjesë e një fushate për të nisur një procedurë ligjore kundër gjithë shpifësve që e kanë atakuar.
Pse mendoni se janë shpifje?
Nuk e kam vënë kurrë në dyshim se janë shpifje.
Vijon...