Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka folur për herë të parë lidhur me mosdekretimin e ministrit të ri të Brendshëm, Sandër Lleshi. Meta u përgjigj se të gjithë ata që e atakojnë për firmën e tij, duhet të lexojnë Kushtetutën për kompetencat e kreut të shtetit.
Besoj se interkonektiviteti duhet të rrezatojë kudo. Sa i takon anës ligjore padashur të japë leksione për Kushtetutën… por të gjithë amatorëve, diletantëve, do u thoja që të lexojnë Kushtetutën dhe kompetencat e presidenti. A mundet parlamenti të rrezojë dekretin e presidentit për një ministër? Sepse edhe kjo nuk është e shprehur në mënyrë eksplicite në Kushtetutë. Më lini të bëj detyrën time me përgjegshmëri të plotë, si gjithmonë.
Ilir Meta, president i Republikës
Reagimi i Metës vjen pas paralajmërimit të kryeministrit Edi Rama i cili shpreh se sot maxhoranca do i dërgojë sërish presidentit për dekretim emrin e Sandër Lleshit.