Mosfunksionimi i sistemit, radhë të gjata e pa distancim në Drejtorinë e Transportit Publik Korçë

2 Dhjetor 2020, 09:47 | Përditesimi: 2 Dhjetor 2020, 09:47

Mëngjesin e sotëm janë krijuar rradhë të gjata në Drejtorinë Vendore të Shërbimeve të Transportit Publik në Korçë.

Kjo situatë është krijuar pasi sistemi nuk funksionon që prej ditës së djeshme duke krijuar grumbullime të mëdha me më tepër se 30 personashNga fotot duket qartë se nuk respektohet distancimi social pavarësisht se qytetarët janë të pajisur me maskë.

b.ha./Shqiptarja.com