Moskë-Washington, incident diplomatik pas refuzimit të vizave për dhjetë përfaqësues të delegacionit rus

25 Shtator 2019, 12:35

Asambleja e përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, që po zhvillohet në New York, ka derivuar një përplasje diplomatike midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara. Arsyeja-, viza e mohuar nga Washingtoni për dhjetë përfaqësues të delegacionit rus.

Moska ka protestuar ashpër dhe i ka bërë thirrje Kombeve të Bashkuara për një reagim të qartë.

"Mohimi i vizave është një shkelje e detyrimeve ndërkombëtare nga ana e SHBA - tha zëdhënësi i Putinit Dmitry Peskov - Ky nuk është një takim dypalësh; është një mision në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, rregullat e të cilës janë thyer. Kjo kërkon një reagim i ashpër edhe nga Organizata e Kombeve".

Në lidhje me incidentin ka reaguar edhe një pasardhës i shkrimtarit të madh rus, Tolstoi, i cili nga Duma ruse tha se "Për SHBA, OKB është oborri i shtëpisë”.

"Ata nuk e kuptojnë ndryshimin midis statusit ndërkombëtar të Kombeve të Bashkuara dhe territorit amerikan. Për ata Kombet e Bashkuara janë dhoma e ndenjes në shtëpi. Ata vendosin se kush hyn dhe kush qëndron jashtë".

Qeveria amerikane deri më tani nuk ka dhënë asnjë shpjegim. Zëvendës ambasadori i Washingtonit në Moskë është thirrur nga Kremlin, ndërsa ministri i jashtëm Sergey Lavrov tha se ai do ta trajtojë çështjen me Sekretarin e Shtetit të SHBA Mike Pompeo.