Mosshlyerja e pagave të futbollistëve plagë e futbollit shqiptar, FIFA fond për zbutjen e situatës

19 Shkurt 2020, 16:11

Një nga problemet më të mëdha të futbollit botëror, por atij shqiptar në veçanti është mosshlyerja e pagave të futbollistëve. Në Superligën shqiptare pothuajse të gjithë klubet kanë probleme ekonomike, ndërsa më shumë se 80% e tyre të paktën në një rast në vitet e fundit nuk i kanë shlyer në kohë lojtarët, të cilët futbollin e kanë burimin e vetëm të të ardhurave.

Jo vetëm për futbollin shqiptar por për atë botëror në përgjithësi, FIFA në bashkpunim me FIFPro dhe shoqatën ndërkombëtare të futbollistëve ka akorduar një fond prej 16 mln dollarësh, për të zbutur sadopak këtë problem.

Më së shumti këta para do të shkojnë për ata futbollistë, klubet e të cilëve kanë shpallur falimentimin. Fondi do të ndahet deri në vitin 2022. 3 mln dollar do të jepen për vitin 2020, 4 mln dollarë për 2021, 4 mln dollarë për 2020 dhe 5 mln dollarët e tjerë do të jenë rezervë për mbrojtjen e lojtarëve edhe për vitet e kaluara.

Fifa gjtihashtu ka njoftuar se ka ashpërsuar masat për federatat dhe klubet të cilat nuk marrin masa ndaj këtij fenomeni negativ, ndërsa ka vënë theksin se ekipet të cilat shpallin falimentimin nuk do të tolerohen më. Për më shumë nën vëzhgim të rreptë do të jenë edhe ata presidentë të cilët blejnë klube dhe nuk shlyejnë detyrimet e prapambetura.

Për këtë nismë presidenti i FIFA-s Gianni Infantino është shprehur: “Kjo marrëveshje është impenjimi ynë serioz për të ndihmuar futbollistët që hasin probleme me rrogat dhe ndërkohë kjo do të përmirësohet akoma më shumë në të ardhmen. Ne jemi qeveria botërore e futbollit dhe pikë së pari kemi për detyrë të mbrojmë ata që derdhin djersë në fushën e lojës.”

Gjithsesi ende është e paqartë se si do të shpërndahet ky fund i FIFA-s