Mot i 'çmendur' në Greqi dhe Itali, 6 të vdekur dhe dhjetra të plagosur

11 Korrik 2019, 09:51

Gjashtë turistë kanë vdekur dhe të paktën 30 të tjerë u plagosën pasi një stuhi e dhunshme goditi një rajon turistik mjaftë popullor në Greqinë veriore mbrëmjen e djeshme.

Makina dhe motoçikleta, mbushën plazhin e Halkidiki, i cili u godit nga erërat e forta, shiu dhe stuhia e breshërit.

Në Sozopol, një çift i moshuar nga Republika Çeke humbi jetën pasi automjeti me të cilin po udhëtonin u përmbys nga stuhia.

Diku tjetër, një grua rumune dhe fëmija i saj tetëvjeçar u vranë, pasi një çati u rrëzua në një restorant në Nea Plaghia, ndërsa një turist rus dhe djali i tij dyvjeçar vdiqën kur një pemë ra mbi automjetin e tyre në Potidea.

Stuhia vrastare është përshkruar si "e pashembullt" nga mediat lokale.

Moti i “çmendur” që përfshiu bregun e Adriatikut pati pasoja dramatike edhe në qytetin e Pulias në Itali.

Në Pescara, breshëri që zbriti me furi nga qielli, ishte aq i madh sa plagosi 18 persona. Raportime lufte vijnë dhe nga Abruzzo, ku lista e dëmeve është e gjatë.

Disa bashki në bregdet kanë kërkuar shpalljen e gjendejes së jashtëzakonshme.

Në provincën e Ravenës, prej stuhisë janë dëmtuar mbi 2,200 pemë dhe dhjetra banesa private.

Vala intensive e motit të keq që goditi bregun e Adriatikut, ishte parashikuar nga shërbimi meteorologjik, por ndoshta dhuna e tij ishte nënvlerësuar.