Moti 15 ditët e para të nëntorit/ Meteorologia për Report Tv: Vijon shiu, në fundjavë do ketë ulje të temperaturave

4 Nëntor 2019, 17:39

Ditët e para të muajit Nëntor kanë bërë që të rikthehen reshjet e shiut thuajse në të gjithë vendin të shoqëruara me ulje të ndjeshme të temperaturave.

Meteorologia Adiola Bami, tha për Report TV se e marta do të karakterizohet me një mot të kthjellët ndërkohë që 15 ditët e para të nëntorit do të karakterizohen nga reshje të shtuara të shiut në pjesën më të madhe të territorin .

Pritet që të kemi një përmirësim gradual të kushteve të motit gjatë orëve vona të pasdites thuajse në të gjithë territorin shqiptar , kryesisht në ultësirat perëndimore fillimisht më pas në zonat malore duke patur ditën e nesërme mot të kthjellët në pjesën më të madhe të territorit përjashtuar skajin verior i cili ditën e nesërme do të ketë shira afat shkurtër gjatë ditës. Parashikohet në fakt që 15 ditëshi i parë I këtij muaji të jetë me prezencë I reshjeve të shiu dhe të kemi herë pas here edhe rrebeshe shiu.” – u shpreh meteorologia Adiola Bami.

Nga ana tjetër meteorologia shpjegoi se si pasojë e reshjeve do të kemi dhe një ulje të ndjeshme të me fundjavën që do të ketë një ulje të temperaturave me 3-4 gradë celcius.

“Në fakt sa I përket temperaturave të ajrit mëngjeset do të jenë të freskëta pasi është normale për stinën në të cilën ne ndodhemi do të luhaten vlerat gjatë kësaj jave me 3-4 gradë celcius mëngjeset, ndërsa mesdita deri ditën e enjte pritet të luhaten me 21-22 gradë celcius. Fundjava do të na sjellë një rënie me 3-4 gradë të temperaturave kryesisht kjo gjatë orëve të mesditës do të sjellin sërish freskim , kjo vjen edhe si pasojë e vranësirave dhe reshjeve të dendura të shiut që parashikohet të kemi dhe ditën e enjte dhe ditën e premte.”  – u shpreh meteorologia Adiola Bami.

Për meteorologen kjo është një situatë normale për vendin duke qenë se jemi zyrtarisht në stinën e vjeshtës.